Telegrafi

Ristoska: Pasi ta kemi në duar vendimin e Ivanovit, do të deklarohemi zyrtarisht

????????????????????????????????????

Prokuroria Speciale Publike (PSP) pret që ta ketë në duar të saj vendimin e kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov, për amnistimin e politikanëve ndaj të cilëve janë duke u bërë procedura gjyqësore, e më pastaj do të dalin me qëndrim konkret, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Zëdhënësja e PSP-së, Lençe Ristoska, ka thënë për agjencinë e lajmeve META se nuk dëshirojnë që të nxiren nga konteksti, prandaj nuk japin ndonjë deklarim apo koment rreth vendimit të kryetarit Ivanov./Telegrafi/