Asnjë nga kandidatët nuk ka arritur të marrë shumicën e votave të anëtarëve të Këshillit Drejtues për rektor të Universitetit të Prishtinës.
Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, Kryesuesi i Këshillit Drejtues të UP-së, Altin Sahiti.
Kandidatët që synuan ta marrin pozitën e rektorit ishin Sefer Avdijaj- profesor në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, But Dedaj- profesor në fakultetin Ekonomik, Faton Berisha – profesor në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore dhe Isak Shabani- dekan në Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.
Sahiti në një prononcim për Telegrafin bëri të ditur se në tri raundet e votimit asnjëri nga kandidatët nuk mori votat e mjaftueshme për tu zgjidhur rektor i UP-së dhe rrjedhimisht konkursi ri-shpallet. /Telegrafi/