Dilemave se kur mund të ndodhë rishikimi i buxhetit të Maqedonisë, pas ndërrimit të qeverisjes, po u vjen fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qeveria ka bërë të ditur se rishikimi i buxhetit do të hyjë në procedurë kuvendore pasi që shqyrtimi i buxhetit është duke përfunduar, kurse diskutimi do të zhvillohet të premten.
Sipas rregullave, procedura duhet të zgjatë 20 ditë, pastaj të ndodhë rishikimi i buxhetit për këtë vit para dy gushtit. Ende nuk dihet se në cilët pjesë do të ketë shkurtime buxhetore, por bëhet e ditur se investimet kapitale do të kenë përparësi para harxhimeve të panevojshme./Telegrafi/