Telegrafi

Rishikimi i Buxhetit pritet të miratohet në Kuvendin e Maqedonisë

Rishikimi i Buxhetit, me të cilën praktikisht duhet të fillojë zbatimi i paketës së katërt të masave, ka kaluar debatin e amendamenteve dhe tani pritet të miratohet në seancë parlamentare.

Në faqen e internetit të Kuvendit, një seancë parlamentare mbi ribalancin nuk është caktuar ende, e cila është e dyta për këtë vitë për shkak të ballafaqimit me pasojat e krizës me coronavirusin.

Në të, të ardhurat janë më të ulëta për 0.2 përqind krahasuar me buxhetin e parë suplementar, shpenzimet janë më të larta për 4.2 përqind dhe deficiti është rritur për 22.6 përqind në krahasim me buxhetin e parë suplementar. Të hyrat totale janë planifikuar në nivelin 196.4 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në nivelin prej 253 miliardë denarë. Deficiti është 8.5 përqind e PBB-së.

Zyrtarët nga Ministria e Financave sigurojnë që Buxheti është në gjendje të mirë dhe të gjitha detyrimet do të paguhen në kohë.

Fondet për realizimin e masave nga pakoja e katërt sigurohen nga zhvendosja e fondeve të papërdorura nga të gjitha institucionet. Pritjet janë që zbatimi i këtyre masave të kontribuojë në përmirësimin e rezultatit të përgjithshëm ekonomik, domethënë ndikimi socio-ekonomik i pandemisë do të amortizohet, ndërsa vitin e ardhshëm ekonomia pritet të rimëkëmbet me rritjen ekonomike dhe konsolidimin gradual fiskal./Telegrafi/