Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Këngëtarja është duke vazhduar me koncerte të ndryshme anembanë globit, por po gjen kohë edhe për t’u argëtuar.
Së fundi, ajo ka imituar një ndër momentet më të famshme dhe historike të këngëtares dhe aktores së ndjerë, Maylin Monroes.
Kjo e fundit duke dal prej një kinemave të qytetit New Yorkut ishte ndalur mbi një rrjet të metrosë, ku zakonisht frynë një e lehtë, e cila kishte bërë që t’i fryjë fustanin.
Të njëjtën gjë e ka bërë edhe 27-vjeçarja teksa për dallim prej Monroes që kishte të veshur fustan të bardhë, bukuroshja jonë ishte e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë hiri.
Ndryshe, imazhin e Marylinit është bërë aq ikonik, sa që shumë yje botërore mundohen ta kopjojnë këtë veprim të të dashurës së shumë personaliteteve ndërkombëtare.
Ndryshe, Rita javë më parë ka mbajtur një koncert fantastik në kryeqytetin shqiptar të Tiranës. /Telegrafi/