Site icon Telegrafi

Riparoni veshkat në mënyrë natyrale vetëm me sodë buke

Ju duhet të kujdeseni dhe t’i mbroni veshkat, pasi që janë në mesin e organeve më të rëndësishme të trupit, por edhe për t’i parandaluar dhimbjet të cilat mund të vijnë si rezultat i sëmundjeve të veshkave.

Në rastet e sëmundjeve të veshkave, zakonisht ato ose e humbin efikasitetin ose ndalojnë tërësisht funksionin, transmeton Telegrafi.

Por, në rastet e sëmundjeve të veshkave, pacientët fatmirësisht mund të mbijetojnë për kohë të gjata, ndryshe prej shumicës së sëmundjeve tjera.

Në mënyrë që të jetë i pastër, i gjithë gjaku në trup duhet të kalojë përmes veshkave dhe shumica e toksinave dhe mbetjeve largohen pastaj përmes urinës.

Prandaj, në shumicën e rasteve, sëmundjet e veshkave vijnë si pasojë e mënyrës së keqe të të ushqyerit.

Konsumimi i pakët i ujit është gjithashtu shkaktar i problemeve të veshkave.

Kështu, gjëja e parë që duhet ta bëni në rastet e sëmundjeve të veshkave është ta hidratoni trupin.

Ekspertët rekomandojnë ta pini sasinë e rekomanduar të ujit (8 gota ujë) me sodë buke (shtojeni 1 lugë çaji sodë buke në një gotë ujë).

Kështu, ata thonë se ju do ta përmirësoni në mënyrë efektive funksionin e veshkave.

Gjithashtu ju duhet t’i shmangni ushqimet që ndikojnë në dehidratim, siç është kripa, çaji, ushqimet dhe pijet e pasura me sheqer, kafeinën, pijet e karbonizuara, alkoolin, etj.

Mos e tejkaloni as sasinë e rekomanduar ditore të proteinës, pasi që proteina e tepërt mund të shkaktojë dëme.

Dhe, për fund, mos harroni të hani shumë pemë dhe perime. /Telegrafi/

Exit mobile version