Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë së fundmi e pranishme në një nga festivalet më të mëdha në Rusi, për të interpretuar si e ftuar speciale një nga këngët e saj hit.
Ndërsa sot (e premte), ajo do të mbajë koncertin e radhës në Ballkan, përkatësisht në Kroaci.
Ajo do të performojë “Kresimir Cosic Sports Hall”, në Zarë, ku do të këndojë për fansat të gjitha këngët e albumit të saj më të fundit, “Pheonix”.
Këngëtarja ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një fotografi nga momenti kur aeroplani i saj privat, po ateronte në shtetin kroat.
Rita ka qenë shumë e angazhuar këtë vit me koncerte të shumta anë e kënd botës, kjo në kuadër të suksesit që pati albumi i saj i fundit.
Projekti i saj i fundit muzikor mbetet kënga “New Look”, e cila është pritur mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/