Telegrafi

Rinumërohen 50 vendvotime nga 1 mijë e 428

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) dje pasdite ka filluar rinumërimi i 1 mijë e 428 vendvotimeve.

Deri më tash në QNR gjatë ndërrimit të dytë janë rinumëruar 50 vendvotime. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Lexo po ashtu Fillon rinumrimi i 1,428 vendvotimeve, QNR punon në dy ndërrime

“Janë rinumëruar 50 vendvotime gjatë ndërrimit të dytë. Ky proces ka filluar të mërkurën pasdite. Rinumërimi do të vazhdojë sipas planifikimeve”, ka thënë Elezi.

Ndërkaq nuk është bërë e ditur se kur pritet të përfundojë tërë ky proces.

Ndryshe ditë më parë PZAP mori vendim për rinumërim të 1428 vendvotimeve, vendim ky i cili gjeti zbatim të menjëhershëm nga KQZ. /Telegrafi/