Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) dje pasdite ka filluar rinumërimi i 1 mijë e 428 vendvotimeve.
Deri më tash në QNR gjatë ndërrimit të dytë janë rinumëruar 50 vendvotime. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Janë rinumëruar 50 vendvotime gjatë ndërrimit të dytë. Ky proces ka filluar të mërkurën pasdite. Rinumërimi do të vazhdojë sipas planifikimeve”, ka thënë Elezi.
Ndërkaq nuk është bërë e ditur se kur pritet të përfundojë tërë ky proces.
Ndryshe ditë më parë PZAP mori vendim për rinumërim të 1428 vendvotimeve, vendim ky i cili gjeti zbatim të menjëhershëm nga KQZ. /Telegrafi/