Telegrafi

Rinumërim të votave kërkon edhe AKR

Pas anëtarit të PDK-së në KQZ, Arianit Elshanit edhe sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, ka reaguar pas skandalit për manipulim të votave nga bashkëshorti i kandidates së AAK-së për deputete dhe ministres së Jashtme në detyrë, Meliza Haradinaj-Stublla.

Makolli ka thënë se manipulimi (vjedhja) e votave, është një ndërmarrje kriminale, dhe se AKR ka shprehur shqetësim menjëherë pas përmbylljes së votimeve dhe se duhet të ketë rinumërim.

“Manipulimi (vjedhja) e votave, është një ndërmarrje kriminale. AKR-ja, shqetësimin për manipulimin e votave të kandidatëve e ka shprehur menjëherë pas përmbylljes së votimeve. Manipulimi i votave nga disa komisionerë të kriminalizuar mbetet sfida më e madhe e procesit zgjedhor demokratik. Rinumerimi duhet te ndodhe. Ky proces do të nxirrte në sipërfaqe manipuluesit e votave të cilët pastaj do merrnin denimin maksimal” (sic), ka shkruar Makolli./Telegrafi/