Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, pritet ta nënshkruajë kontratën e re të premten, pasi dy palët thuhet se kanë arritur marrëveshje.
Ish-trajneri i Interit dhe Fiorentinas arriti në San Siro në tetor të vitit 2019 dhe u ka ndihmuar Rossonerëve që të kthehen në majat e futbollit italian.
Në edicionin e kaluar zunë vendin e dytë dhe u kualifikuan në Ligën e Kampionëve, ku akoma janë në garë për ta kaluar grupin.
#Milan, domani #Pioli firma il rinnovo: i dettagli del nuovo accordo https://t.co/0TLrWEc6b7 pic.twitter.com/r6aRRSRgIl
— calciomercato.com (@cmdotcom) November 25, 2021
Përkundër vështirësive në Evropë, paraqitja në Serie A ka qenë e mrekullueshme, meqë pas javës së 13-të, Milani ndan vendin e parë me Napolin.
Klubi ka qenë në bisedime me Piolin, i cili pritet të nënshkruajë kontratë edhe për dy sezone të tjera.
Calciomercato.com bën të ditur se trajneri është i gatshëm ta nënshkruajë kontratën e re që nesër (e premte) dhe pritet të përfitojë rreth 3.5 milionë euro në sezon plus bonuset. /Telegrafi/