Telegrafi

Rinovimi mes Insignes dhe Napolit duket larg, Interi futet në garë për italianin

Lorenzo Insigne nuk ka rënë dakord për një kontratë të re me Napolin dhe mund të shitet për 30 milionë euro, sipas Sky Sport Italia që shkruan se Interi është gati të bëjë ofertë.

Marrëveshja aktuale e italianit do të skadojë në qershor 2022 dhe negociatat për një rinovim kanë qenë aq të ngadalta, sa për të mos thënë joekzistente.

Agjenti i lojtarit vizitoi kampin stërvitor sot, por mediat lokale raportojnë se ai nuk diskutoi për Insigne.

Një takim mund të ketë ndodhur më vonë, por sipas RAI Sport, krysia e Napoli ka pyetur se ka ndonjë ofertë për lojtarin.

Presidenti Aurelio De Laurentiis ishte gjithashtu në kampin Castel di Sangro.

Sky Sport Italia shkruan në anën tjetër që Napoli do të ishte i përgatitur për të shitur kapitenin për vetëm 25 deri 30 milionë euro.

Kjo është më pak se sa Lazio po kërkon për Joaquin Correan, i cili është zgjedhja e parë për trajnerin e Interit, Simone Inzaghi.

Sipas gazetarit të njohur Gianluca Di Marzio, Interi tani po mendon për Insignen, i cili mbushi 30 vjeç në qershor pak para se të fitonte EURO 2020 me Italinë.

Sezonin e kaluar, ai gjeti rrjetën 19 herë dhe dha 11 asistime në 48 ndeshje për Napolin./Telegrafi/