Telegrafi

Rinovimi i kontratës së Dybalas është i komplikuar

Paulo Dybala ishte shumë afër që të largohej në këtë verë që shkoi nga Juventusi.

Në sezonin e kaluar sulmuesi argjentinas nuk kishte luajtur edhe aq rregullit, derisa situata ende nuk ka ndryshuar.

Massimiliano Allegri nuk i kishte dhënë edhe aq minuta La Joyas, ndërsa situata e njëjtë po vazhdon edhe me Maurizio Sarri.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, Dybala nuk është i gatshëm që ta rinovojë kontratën, pasi kërkon siguri më të madhe se do të luajë më shumë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Paulo Dybala

Ish-trajneri i Chelseat thuhet se nuk është i gatshëm që t’i sigurojë një gjë të tillë, por që e sheh si pjesë të planeve të tij.

Në ndeshjet e fundit, sidomos ndaj Milanit, Dybala ka treguar se është një lojtar shumë i rëndësishëm për kampionin e Serie A-së, e që kjo ka bërë të vije edhe oferta për rinovimin e kontratës. /Telegrafi/