Telegrafi

Rinovimi i Hysajt deri në fund të javës

Elseid Hysaj dhe Manolo Gabbiadini janë lojtarët kryesorë, me të cilët Napoli ka bërë plan për rinovimin e kontratave.

Pas mbylljes me sukses të negociatave për zgjatjen e kontratës së Kalidou Koulibalyt, klubi italian vazhdon me objektivat tjera.

Lexo po ashtu Zyrtare: Koulibaly largon skuadrat angleze, vazhdon kontratën me Napolin

Il Mattino raporton se përfaqësuesit e lojtarëve janë thirrur nga klubi që deri në fund të javës të arrijnë marrëveshje për vazhdimin e kontratave.

Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja e rinovimit të Hysajt me Napolin, në pritje nënshkrimi

Për këtë gjë, drejtorët kanë marrë dritën e gjelbër nga presidenti Aurelio De Laurentiis.

Hysaj  ka nënshkruar për Napolin në korrik të vitit 2015 dhe tashmë është bërë i pazëvendësueshëm në pozitën e tij. /Telegrafi/