Site icon Telegrafi

Rinovim i dyfishtë i kontratave nga Juventusi

Paulo Dybala është shumë afër që të rinovojë kontratën me Juventusin.

Sulmuesi argjentinas ka kohë që është në bisedime me Zonjën e Vjetër për të zgjatur qëndrimin e tij në Torino.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Dybala do të nënshkruajë kontartë deri në qershor të vitit 2025 me Juventusin.

Me kontratë të re nga Biankonerët do të shpërblehet edhe Juan Cuadrado.

Anësorit do t’i skadonte kontrata në verën e vitit të ardhshëm, andaj Juventusi nuk dëshiron ta humbë atë si të lirë.

Cuadrado pritet të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2023, e që mund të shitet në verën e vitit të ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version