Artisti Rinor Sopjani, i njohur me emrin e tij artistik, Rino, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.
“Pak nga pak” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është një këngë ritmike RnB, e pëlqyeshme për veshin e dëgjuesve.
https://www.youtube.com/watch?v=oGb7dySxaGw
Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet Rino, ndërsa për masteringun është kujdesur Avaxus.
“Pak nga pak” vjen në kanalin YouTube edhe me klip, i cili është punuar nga produksioni Imagine Films.
Rino është një emër i cili fillimisht u spikat në spektaklin e talenteve “The Voice of Albania”.
Më pas, ai vazhdoi me realizimin e projekteve të cilat u pëlqyen, dhe duket se “pak nga pak” po arrin të fitojë zemrat e të gjithëve. /Telegrafi/