Telegrafi

Rinis qarkullimi i kamionëve me mallra në pikën kufitare në Jarinë

Më herët është njoftuar se është ndalur qarkullimi i kamionëve me mallra, si në hyrje ashtu edhe në dalje në pikën kufitare në Jarinë.

Kjo u bë për shkak të sistemi i doganës serbe nuk funksiononte.

Por, pas rreth 5 orësh Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se ka nisur përsëri qarkullimi.

Lexo po ashtu Serbia pretendon se iu prish sistemi i doganës, bllokohen kamionët me mallra në Jarinë

“Më datë, 20.02.2024 në ora 21:35, nga pala serbe jemi njoftuar se në PKK Jarinje është rregulluar problemi që kanë pasur me sistemin doganor dhe se tani ka filluar qarkullimi i kamionëve me mallra si në hyrje ashtu edhe në dalje të RKS-së”, thuhej në njoftim./Telegrafi/