Real Madrid ka rindërtuar stadiumin e tyre Santiago Bernabeu që filloi në vitin 2019 me miliona euro të investuara në projekt.
Megjithatë, pas humbjes së një numri afatesh kyçe, rindërtimi i stadiumit është tani në fazat e tij përfundimtare. Los Blancos do të përdorin stadiumin me pamje të re kur të nisë edicioni 2023/24 në gusht.
Çatia e Bernabeut të ri është pothuajse gati. Mund të mbulojë plotësisht pjesën e brendshme të stadiumit në 15 minuta. Kjo do t’i mbronte plotësisht spektatorët dhe lojtarët nga shiu gjatë motit të keq.
Mijëra vende për spektatorë në stadium po hiqen me instalimin e të rejave. Kjo do të përfundojë në muajt në vijim.
Pjesa e jashtme e stadiumit është pothuajse e kompletuar me mbylljen me shkëlqim të projektuar për t’i dhënë jetë teknologjike ndërtesës.
Santiago Bernabeu i ri do të jetë më shumë se një stadium futbolli, ai do të ketë restorante, palestra, salla të brendshme sportive, një qendër tregtare, muze të Real Madridit dhe më shumë.
Klubi spanjoll shpreson që stadiumi të gjenerojë qindra milionë të ardhura në vit nga turistët dhe ngjarje të tjera. /Telegrafi/