Telegrafi

“Rindërtim i skuadrës” – Klopp iu përgjigjet gazetarëve rreth të ardhmes së Liverpoolit

Jurgen Klopp këmbëngul se Liverpooli nuk kërkon një rindërtim të verës, pavarësisht fushatës së tyre të mjerueshme në Ligën Premier.

Mbrojtja e titullit ngas The Reds është e pamundur, me dëmtime dhe humbje të formës. Aktualisht, ata qëndrojnë në vendin e gjashtë në tabelë, pesë pikë larg vendit të katërt. Ata kanë humbur katër ndeshjet e tyre të fundit në ligë, tre prej tyre në Anfield dhe kanë fituar vetëm dy nga 11 të fundit që prej Krishtlindjeve.

Ata udhëtojnë në Sheffield United, klubi i fundit në tabelë, të dielën duke ditur se asgjë më pak se një fitore do të ishte e kushtueshme, dhe me pikëpyetjet rreth përbërjes së skuadrës shkaku i lëndimeve të shumta sidomos në fazën defanzive.

Duke folur të premten, Klopp u tha gazetarëve: “Çfarë është rindërtimi? Dhjetë jashtë, 10 brenda? Ndryshimet në XI [fillestare]? Cili XI?!”.

“Unë nuk mendoj se është koha për një rindërtim masiv, me gjashtë ose shtatë, duke ekzekutuar kontrata, por duke u përpjekur t’i heqim qafe ata dhe të sjellim fytyrat e reja”.

“Kjo skuadër, këtë vit, nuk kishte shansin për të luajtur së bashku një herë, vërtet. Unë mendoj se do të kishte kuptim të hidhja një sy në të”.

“Por, përveç kësaj po, do të ndodhin rregullime të vogla. Reagimi ndaj situatës, por në të njëjtën kohë planifikimi për të ardhmen. Nuk jam i sigurt nëse mund ta bëjmë këtë në verë, të them të drejtën, por kjo është ajo që do të provojmë”, ka shtuar më tej strategu gjerman. /Telegrafi/