Telegrafi

Rincon rrëfen momentin e shkuarjes te Juve: Është ndjenjë e jashtëzakonshme kur e hap derën dhe të përshëndet Buffoni

Getty Images

Tomas Rincon ka folur rreth vendimit të tij për t’iu bashkuar Juventusit në vend të Milanit, si edhe për momentin e shkuarjes te Zonja e Vjetër.

Mesfushori u transferua te Bianconerët në janar nga Genoa, por me lehtësi ka mundur të ishte lojtar i Rossonerëve.

Lexo po ashtu Rincon flet për herë të parë si lojtar i Juves

“Gjithçka u vendos brenda dy ditësh. Nuk kishte kurrfarë arsye për të hezituar apo për dyshime. Kisha kaluar dy vite të mira te Genoa, ndërsa kishte skuadra tjera të interesuara, si Milani, por Juventusi ishte ëndrra ime”.

“Është një ndjenjë e jashtëzakonshme, kur e hap derën dhe të përshëndet Buffoni dhe menjëherë pas tij, Dani Alves”.

Gigi Buffon dhe Tomas Rincon (Getty Images)

“Të jesh këtu, është diçka shumë e veçantë. Gigi është një prej portierëve më të mirë në histori, Sami Khedira është kampon bote”.

“Dani Alves, Higuain… të gjithë janë lojtarë të shkëlqyer që gjithmonë duan të fitojnë dhe e kanë mentaliteti fitues”.

“Kur erdha këtu, u shfaqa dhe ata më thanë: ‘Mirë se erdhe Tomas, tash duhet të fitojmë së bashku!”.

“Ky është Juventusi, kjo e ka bërë të veçantë këtë klub për shumë vite dhe për këtë ata gjithmonë fitojnë”, ka thënë Rincon. /Telegrafi/