Reperja e njohur, Rina Balaj, është duke shijuar në maksimum lidhjen e saj me reperin Sin Boy.
Ata e bënë publike lidhjen e tyre vitin e kaluar, por mesa duket dyshja kanë filluar të takohen shumë më herët me njëri-tjetrin.
Ishte shtatori i vitit 2018 kur ata publikuan duetin “Gigi” që aso kohe u prit mirë nga publiku, e që mesa duket për fat ka qenë edhe pikënisja e lidhjes së tyre.
Këtë e ka konfirmuar vet Rina së fundmi përmes një përgjigje të dhënë një fanseje në InstaStory, e cila pyeste se pse kishte hequr dorë nga këngët ‘diss’ pas nisjes së lidhjes.
“Me Sin Boy jam bashkë prej kur ka dalë ‘Gigi’, gjithmonë kam qenë e njëjta, thjeshtë s’kam qenë vetëvetja në publik”, është përgjigjur Rina.
Kjo tregon që çifti për më shumë se një vit e kanë mbajtur sekrete lidhjen e tyre, deri sa vendosën që në fund të vitit 2019 të dalin hapur duke e pranuar romancën e tyre. /Telegrafi/