Telegrafi

Rina Lipa publikon momente të veçanta nga “Sunny Hill”

Tashmë ka mbaruar festivali “Sunny Hill”, i cili përgjatë këtyre tre netëve dhuroi performanca nga më të ndryshmet.

Duke filluar nga Miley Cyrus, G4shi e deri të Calvin Harris dhe Dua Lipa, madje këta të fundit i dhanë një ngjyrë tjetër koncertit, teksa interpretuan hitin e tyre “One Kiss”.

Meqë festivali ishte organizuar nga Dukagjin Lipa, nuk kishte si të mungonte familja e tij, përfshirë edhe të dashurin e Dua Lipës, Anwar Hadid.

Së fundmi, është motra e Duas, Rina, e cila ka publikuar disa momente të veçanta nga nata e dytë e “Sunny Hill”.

“Dita e dytë, Sunny Hill Festival”, ka shkruar ndër të tjerash ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rina Lipa

Përndryshe, Rina së fundmi u bë pjesë e kompanisë së modës “Nasty Gal”. /Telegrafi/