Site icon Telegrafi

Rina Lipa për revistën Vogue: Dua më këshillon edhe për veshjet

Coco Chanel, Bella Hadid, Stella McCartney dhe Fran Summers – janë të gjitha motra të vogla të yjeve botërore të modës. E fundit? Motra 18-vjeçare e Dua Lipës, Rina.

Kështu e nis një shkrim për zeshkanen revista e njohur botërore, Vogue, e cila ndër të tjerash tregon se ajo ka mbi 659 ndjekësish në llogarinë personale të Instagramit.

Sidoqoftë, më tutje raportohet se zeshkania tashmë ka nisur të bëhet pjesë e kampanjave të ndryshme të modës, duke përfshirë edhe “Nasty Gal”.

“Unë mendoj se koleksioni është mjaft i shkathët për të gjithë”, tha Rina për “Vogue” dhe më tutje shtoi, se “Unë mendoj se njerëzit mund ta bashkojnë atë me gjëra të ndryshme. Ajo nuk duhet të jetë veshje e tërë, por njerëzit kanë shqisa të ndryshme të stilit dhe gjithashtu mund t’i veshin”.

Ajo më tutje ka treguar se ishte e rrethuar nga ndikime të ndryshme gjersa tani është fokusuar në pamje më të gjalla, më urbane.

Rina thotë se Dua nuk i ka ofruar vetëm rrobat e saj, por edhe disa këshilla që kanë të bëjnë me paraqitjet në publik.

“Bëhu ajo që je, pavarësisht se çka mendojnë të tjerët. Mendoj se kjo ishte gjëja kryesore. Jo të gjithëve do t’ju pëlqen, jo të gjithë do të jenë fansi jot”, ka pohuar ajo.

Ndryshe, Rina pritet që të marr pjesë edhe në kampanja të ndryshme të modës, por edhe fushatave reklamuese. /Telegrafi/

Exit mobile version