Rina Balaj e ka publikuar këngën e re me titull “Ashiqare” që është pëlqyer nga fansat e saj në ditën e parë të lansimit.
Tekstin e ka shkruar vet reperja, ndërsa për muzikën janë kujdesur producentët e njohur ZzapnChriss.
Produksioni Filmnation e ka realizuar anën vizuale të këtij projekti.
Për më pak se 24 orë nga postimi, videoklipi i kësaj kënge është shikuar mbi 337 mijë herë në YouTube.
Rina e pati shpërthimin e saj në duetin me Feron, “S’ka konkurrencë”, që u publikua në muajin prill.
Edhe ajo këngë ishte punuar nga ZzapnChriss, kurse videoklipi ishte realizuar nga Filmnation.
“S’ka konkurrencë” u bë një hit dhe aktualisht numëron mbi 11.6 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/