Telegrafi

Rina Bërdynaj nis pushimet në Mykonos, sjell imazhet e para për fansat

Rina Bërdynaj është një ndër femrat me linjat më joshëse trupore që shumë kush ia ka zili.

Bukuroshja është mjaft aktive në rrjetet duke sjell imazhe, video dhe mesazhe të ndryshme në llogarinë personale në Instagram.

Zeshkania duket se ka nisur para kohës me pushimet verore, ku po shijon me disa mikesha plazhet fantastike greke.

Modelja shqiptare ka bërë të ditur se momentalisht po qëndron në qytetin piktoresk të Mykonosit.

Ajo ka publikuar disa fotografi mjaft seksi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke marrë rreze të diellit.

Ndryshe, Rina pritet që ta shohim në shumë ngjarje vendore dhe të rajonit të botës së modës. /Telegrafi/