Telegrafi

Rina Balaj: Tani është koha ime

Rina Balaj (Foto: Instagram)

Ndonëse ka pak vite që është pjesë e skenës muzikore shqiptare, Rina Balaj pëlqehet mjaft shumë nga publiku.

E njëjta përgjatë kësaj kohe publikoi një sërë projektesh dhe bashkëpunimesh, të cilat numërojnë miliona klikimesh në platformat e ndryshme muzikore.

Megjithatë, reperja nga Istogu po vazhdon të punojë në këngë të reja, ndërkohë që është mjaft e angazhuar edhe në koncerte.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi të sajën në Instagram me përshkrimin “Kam qenë e heshtur për një kohë, tani koha ime ka ardhur”, që lë të nënkuptohet se ajo është në përgatitje të diçkaje të madhe për fansat e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rina Balaj

Ndryshe, projekti i fundit që ka lansuar Rina është “Ideal” në bashkëpunim me Koston, teksa në platformën YouTube numëron afro gjashtë milionë klikime. /Telegrafi/

Rina Balaj (Foto: Instagram)