Artistja shumë e dashur nga publiku, Rina Balaj, vazhdon të tërheqë tërë vëmendjen e ndjekësve të saj, në çdo postim që bën.
Bukuroshja kësaj here ka ndryshuar dukje, duke e treguar anën e saj elegante, e cila i shkon tej mase.
Në fotografitë e publikuar, Rina ka veshur një pallto të zezë të gjatë me fije, të cilën e ka mbërthyer për trupi, duke u dukur fantastike.
Rina mban në dorë një çantë të markës Chanel, po ashtu të zezë, duke e përshtatur me tërë dukjen e saj.
Bukuroshja i mbajti flokët e errët të gjatë, të lëshuar drejt, që e bënë të duket shumë simpatike.
Këngëtarja i dha kontrast dukjes së saj, me një manikyr të kuq, duke i shtuar shkëlqim elegancës së saj.
Rina e kompletoi dukjen me një makijazh të thjeshtë, buzë nudo, dhe sy të theksuar. /Telegrafi/