Site icon Telegrafi

Rina Balaj rikthehet me llogari të re në Instagram

Rina Balaj (Foto: Instagram)

Rina Balaj kohëve të fundit ka qenë një nga personazhet më të përfolura në shtypin rozë dhe jo më kot.

E njëjta ka kohë që është larguar nga rrjetet sociale e së fundmi edhe nga labeli “On Records”, madje këta të fundit Instagramin e saj e kanë kthyer në faqen zyrtare të grupit.

Me gjithë përpjekjet nga familjarët për të rikthyer llogarinë zyrtare të reperes Balaj, peticioni i tyre doli të jetë i pasuksesshëm.

Tani, ajo është rikthyer me llogari të re, me emër të përdoruesit @isyourgirlrina. Në postimin e saj të parë në llogarinë e re shkruan: “Instagram i ri. A ju mungova?”.

Lexo po ashtu Familjarët nisin peticion për të rikthyer Instagramin e Rina Balajt

Reperi Sin Boy ishte ai që ndau llogarinë e saj të re në Instagram, sepse dyshja po sjellin një projekt të ri bashkë të quajtur “Tetancion”.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë për dyshen, pasi “Gigi” i publikuar në shtator 2018 ishte i pari dhe deri më tani ka mbledhur 60 milionë shikime në kanalin zyrtar, YouTube.

Rikthimi i Balajt u prit mjaft mirë edhe nga fansat e saj, duke i uruar mirëseardhje në postimin e saj të ri dhe të parë. /Telegrafi/

Exit mobile version