Rap – artistja nga Istogu, Rina Balaj, dje ka publikuar këngën e re “Qikat” në bashkëpunim me divën Adelina Ismailin.
Kjo këngë është një përpunim i një prej projekteve të vjetra të Adelinës, e cila u prit mjaft mirë nga publiku.
Përveç kësaj, artistja shqiptare ka realizuar edhe një set të ri fotografik para aparatit të fotografit Norik Uka.
E njëjta vjen mjaft tërheqëse në këtë stil, gjersa mori pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj.
Në njërën prej fotografive, Balaj shkruan”Faleminderit për dashurinë, e juve që po tregoni urrejtje, mësoni ndonjë gjë se ka filluar afati i provimeve”.
Këngëtarja ka pak kohë që është bërë pjesë e skenës tonë, por që ka mbledhur fansa gjithandej. /Telegrafi/