Rikthimi i saj në rrjete sociale vazhdon të jetë shumë i komentuar dhe thuajse gjithnjë në qendër të vëmendjes.
Fjala është për reperen nga Istogu, Rina Balaj, e cila është kthyer me llogari të re në Instagram pas një kohe të gjatë.
Ndonëse momentalisht është shumë aktive dhe e ndjekur, 20-vjeçarja publikon imazhe dhe video të ndryshme me fansat e saj.
Ajo së fundmi bëri të ditur se ka realizuar një tatuazh të ri në krahë, ku shihet të ketë përjetuar një ‘fluturë’.
Rina këtë moment ka vendosur ta ndajë me ndjekësit në rrjetin social, Instagram, aty ku ka mbledhur afro 80 mijë njerëz për një kohë të shkurtër.
Ndër tjerash, Balaj është duke e shijuar lidhjen e saj të dashurisë me reperin shqiptar i cili jeton dhe vepron në Greqi, Sin Boy.
Me këtë të fundit bëri rikthimin edhe në muzikë, projekti i të cilëve tashmë është lansuar në Spotify dhe mban titullin “Tetancion”. /Telegrafi/