Site icon Telegrafi

Rina Balaj publikon fotografi të rrallë nga fëmijëria

Rina Balaj

Tanimë që është rikthyer në rrjetet sociale, reperja nga Istogu, Rina Balaj, ka publikuar fotografi e video të ndryshme gjatë momenteve të përditshmërisë.

Kohë më parë, ajo tregoi se i detyrohet të gjithë ndjekësve të saj një sqarim se pse u largua nga Instagrami dhe këtë e bëri me pretekstin se rrjetet sociale janë ‘fake’ dhe se ato shkaktojnë urrejtje në mes njerëzve.

Tani, 20-vjeçarja ka vendosur të ndajë në llogarinë personsale, Instagram, një imazh të sajin kur ka qenë e vogël me një kovë në kokë.

Duket se kjo pamje e ka kthyer pas në kohë reperen, e cila ka zbuluar rallëherë momente nga koha kur ka qenë e vogël.

Lexo po ashtu Rina Balaj flet pas mungesës së gjatë: Rrjetet sociale janë 'fake', krijojnë urrejtje dhe vetëbesim të kotë

“Unë tani”, është përshkrimi që ia ka vënë fotografisë, në të cilën mori komente të shumta nga fansat dhe kolegët e me mbi 19 mijë pëlqime.

Rina përveç rrjeteve sociale, i është kthyer edhe projekteve të reja muzikore, ndërsa sërish ka bashkuar forcat me reperin shqiptar që jeton dhe vepron në Greqi, Sin Boy.

Kënga e tyre e re “Tetancion” jo vetëm se është lansuar në platformën Spotify, por rrodhi ilegalisht edhe në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version