Rap-artistja shqiptare, Rina Balaj, rrëmben vëmendje thuajse gjithnjë.
Bukuroshja nga Istogu, vazhdon të jetë mjaft e angazhuar me projekte të ndryshme muzikore.
Krahas muzikës, ajo i kushton kujdes të madh edhe pamjes, ku shumë shpesh vjen me stile të reja të flokëve.
Një të tillë e bëri edhe së fundmi, gjersa ka bërë flokët ngjyrë të gjelbër dhe vjollcë.
Ky ndryshim i shkon mjaft shumë asaj, edhe pse deri më tani Rina kishte një ngjyrë mjaft të veçantë të flokëve, atë të kuqe.
Sidoqoftë, e njëjta këtë verë mbajti një numër të madh të koncerteve përreth trojeve shqiptare dhe pëlqehet tejet shumë nga publiku. /Telegrafi/