Telegrafi

Rina Balaj largohet nga ON Records, Met Elshani: Instagrami i saj i takon me kontratë labelit tonë

Ka kaluar tashmë një kohë që kur reperja nga Istogu, Rina Balaj, u distancua nga muzika dhe siç e ka potencuar – largimi i saj ka të bëjë me jetën personale.

Ndërkohë, më pas në shtypin rozë ka qarkulluar lajmi se shkaku i kësaj distance, janë disa mos-marrëveshje me menaxherin e label-it të saj, Mehmet Elshani, nga ON Records, teksa ky i fundit mohoi një gjë të tillë.

Së fundmi, është vërejtur se Instagrami zyrtar i Rina Balajt është kthyer në llogari të “On Records” dhe në po të njëjtin janë publikuar vetëm dy fotografi të Sidoelës- artiste kjo që sot bëri debutimin në këtë label.

Instagrami i Rina Balajt kthehet në faqen zyrtare të “On Records” (Foto: Instagram)

Edhe pse është raportuar më parë, artistja Balaj tani duket se ka shkëputur marrëveshje me kompaninë muzikore me të cilën ajo nisi karrierë dhe kjo u konfirmua nga vet menaxheri i saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rina Balaj

Në një prononcim për Telegrafin, Mehmet Elshani tregon se Rina është larguar nga On Records me dëshirën dhe vullnetin e saj të lirë.

“Rina me dëshirën e saj dhe vullnetin e saj të lirë ka bërë kërkesë të lirohet nga kontrata se nuk dëshiron të merret me muzikë dhe ne ia kemi aprovuar, Instagrami me kontratë i takon On Recordsit”, ka thënë menaxheri i ON Records, Met Elshani për Telegrafin.

Rina Balaj (Foto: Instagram)

Edhe pse akoma nuk dihet nëse Rina do vazhdojë karrierën si artiste e pavarur, e njëjta gjatë qëndrimit në këtë grup solli projekte mjaft të suksesshme.

“Ideal”, Ilegal”, “Qikat”, Ashiqare”, “Fly”, “Gigi”, “Mami”, janë vetëm disa nga hitet e Rina Balajt. /Telegrafi/