Ka kaluar tashmë një kohë që kur reperja nga Istogu, Rina Balaj, u distancua nga muzika dhe siç e ka potencuar – largimi i saj ka të bëjë me jetën personale.
Ndërkohë, më pas në shtypin rozë ka qarkulluar lajmi se shkaku i kësaj distance, janë disa mos-marrëveshje me menaxherin e label-it të saj, Mehmet Elshani, nga ON Records, teksa ky i fundit mohoi një gjë të tillë.
Së fundmi, është vërejtur se Instagrami zyrtar i Rina Balajt është kthyer në llogari të “On Records” dhe në po të njëjtin janë publikuar vetëm dy fotografi të Sidoelës- artiste kjo që sot bëri debutimin në këtë label.
Edhe pse është raportuar më parë, artistja Balaj tani duket se ka shkëputur marrëveshje me kompaninë muzikore me të cilën ajo nisi karrierë dhe kjo u konfirmua nga vet menaxheri i saj.
Në një prononcim për Telegrafin, Mehmet Elshani tregon se Rina është larguar nga On Records me dëshirën dhe vullnetin e saj të lirë.
“Rina me dëshirën e saj dhe vullnetin e saj të lirë ka bërë kërkesë të lirohet nga kontrata se nuk dëshiron të merret me muzikë dhe ne ia kemi aprovuar, Instagrami me kontratë i takon On Recordsit”, ka thënë menaxheri i ON Records, Met Elshani për Telegrafin.
Edhe pse akoma nuk dihet nëse Rina do vazhdojë karrierën si artiste e pavarur, e njëjta gjatë qëndrimit në këtë grup solli projekte mjaft të suksesshme.
“Ideal”, Ilegal”, “Qikat”, Ashiqare”, “Fly”, “Gigi”, “Mami”, janë vetëm disa nga hitet e Rina Balajt. /Telegrafi/