Site icon Telegrafi

Rina Balaj me epitet të veçantë për Adelina Ismailin: E vetmja gangstere që njoh, legjendë e gjallë

Foto: Rina Balaj/Instagram

Reperja e re, Rina Balaj, është shumë e pëlqyer nga të rinjtë për këngët e saj.

Ajo është shumë aktive me projekte të reja, gjersa vazhdon të jetë mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale.

Si çdo këngëtarë tjetër, edhe reperja nga Istogu duket se ka pasur një artist nga i cili është frymëzuar në fëmijërinë e saj, dhe për të cilin ruan respekt.

Një prej tyre ka pasur rastin që ta takojë së fundmi, e ajo është këngëtarja e madhe Adelina Ismaili.

Dyshja janë fotografuar së bashku tek floktari i përbashkët që kujdeset për dukjen e tyre, ndërsa duken mjaft të lumtura dhe buzëqeshura që patën rastin të njihen me njëra-tjetrën.

“E vetmja gangstere që njoh, Adelina Ismaili legjendë e gjallë”, ka shkruar Balaj në mbishkrimin e fotografisë.

Të shumta kanë qenë komentet e fansave, që i kanë komplimentuar dy femrat si për pamjen me stil, ashtu edhe për muzikën që bëjnë. /Telegrafi/

Exit mobile version