Çifti i njohur i estradës shqiptare, Rina Balaj dhe Sin Boy, sapo kanë prezantuar projektin e ri muzikor.
“Tetancion” mban titullin kjo këngë e tyre, të cilën e kanë shoqëruar edhe me klip.
Ata kanë paraqitur momente mjaft të lumtura pranë njëri-tjetrit dhe në fillim shfaqen disa fotografi të Rinës kur ishte fëmijë.
Klipi i tyre është xhiruar në disa vende të Kosovës e po ashtu një pjesë është xhiruar edhe në Shqipëri.
Dyshja vijnë me paraqitje mjaft atraktive, teksa nuk ka dyshim se Rina ka rrëmbyer vëmendje me dukjet e ndryshme që zgjodhi për këtë projekt.
Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të Sin Boy në YouTube dhe reagimet e fansave kanë qenë të menjëhershme.
https://www.youtube.com/watch?v=giX7GxQedkY&feature=emb_title
Përndryshe, Rina dhe Sin Boy e bënë publike lidhjen e tyre vitin e kaluar dhe tani kanë filluar edhe të bashkëjetojnë. /Telegrafi/