Ata janë kthyer në një nga emrat më të komentuar në showbizin shqiptar dhe jo më kot.
Fjala është për çiftin e ri të estradës, këngëtarët Rina Balaj dhe Sin Boy, të cilët veçse e kanë konfirmuar romancën e tyre.
Duke qenë se janë gjatë gjithë kohës së bashku, ata njoftuan se janë në përgatitje të një tjetër projekti të ri pas atij “Meredith”.
Një javë nga publikimi i fundit i tyre ishte kohë më se e mjaftueshme, që dyshja të fillonin me projekte të tjera që mezi po priten nga fansat.
Së fundmi, përmes një postimi të ndarë në llogarinë personale, Instagram, Balaj tregon se së shpejti do e sjellin këngën e re.
“Ne do të publikojmë një këngë të mahnitshme shumë shpejt”, është përshkrimi që 20-vjeçarja ia ka vënë fotos.
Kënga e tyre e parë si çift “Meredith” në platformën YouTube për një javë ka kaluar shifrën e 1.4 milionë klikimeve. /Telegrafi/