Site icon Telegrafi

Rina Balaj dhe i dashuri i saj, Sin Boy marrin masa për preventimin e coronavirusit

Foto: Rina Balaj/InstaStory

Reperja Rina Balaj, së fundmi i prezantoi fansat me dukjen e re të saj, pas ndryshimi drastik të bërë në lyerjen e flokëve në ngjyrë jeshile.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat thuajse çdo ditë imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Në një nga fotografitë e fundit, të ndara me ndjekësit në InstaStory, reperja nga Istogu ka treguar se ka marrë masa për mbrojtjen nga coronavirusi.

Lexo po ashtu Arta Nitaj ironizon me coronavirusin: Kosova është gati të ndihmojë, 20 vite eksperiencë në karantinë

Ajo ka pozuar me të dashurin e saj, Sin Boy, në veturë ndërsa të dy shfaqeshin me maska.

Foto: Rina Balaj/InstaStory

Çifti mesa duket kanë ndërmarrë masat preventive për infektim me coronavirus, teksa duket se po e shfrytëzojnë edhe si një ndërgjegjësim për fansat e tyre, duke i këshilluar të bëjnë të njëjtën gjë.

Coronavirus përndryshe është përhapur në shtetin fqinjë në Shqipër ime mbi 10 raste, teksa Kosova për fat të mirë mbetet ende e paprekur. /Telegrafi/

Exit mobile version