Reperja nga Istogu, Rina Balaj, së fundmi në rrjetet sociale u komentua për një shtatzëni të mundshme.
Megjithatë, këto reagime dhe spekulime të ndjekësve dhe fansave të saj erdhën pasi artistja kishte shtuar disa kilogramë.
Madje, këtë e ka dëshmuar me postimin e fundit duke u sqaruar të gjithëve se nuk është në pritje të ëmbël.
Përmes një ‘boomerang’ të sajin që e ka ndarë motra e Rinës në InstaStory, këngëtarja thotë se vetëm është shëndoshur.
“Nuk jam shtatzënë, unë vetëm jam shëndoshur”, ka qenë reagimi i 21-vjeçares.
Rina aktualisht është duke e shijuar lidhjen e saj të re me reperin shqiptar që jeton dhe vepron në Greqi, Sin Boy.
Të njëjtit në maj lansuan albumin e tyre të ri të titulluar “MM”, ku përfshihen shumë këngë që u pritën mirë nga publiku. /Telegrafi/