Site icon Telegrafi

Rina Ajdari: Më të rrezikuar nga dezinformatat janë të rinjtë, edukimi mediatik të futet si lëndë në shkollat e mesme

Profesoresha e Shkencave të Komunikimit, Rina Ajdari, e ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21,duke folur për temën “Dezinformatat dhe edukimi i mediave”, tha se në përgjithësi të gjithë janë të rrezikuar, po më shumë në veçanti janë të rinjtë.

Për këtë qëllim, profesoresha Ajdari u shpreh se edukimi mediatik duhet të futet si lëndë në shkollat e mesme dhe në fakultet.

“Në përgjithësi jemi të rrezikuar nga dezinformatat dhe mendoj se grupi që më së shumti rrezikohet janë pikërisht të rinjtë. Dezinformatat burojnë nga burime të ndryshme, janë helmi që e helmojnë shoqërinë tonë për momenti. Duhet të ruajmë të rinjtë dhe popullatën nga dizinformimi. Edukimin mediatik duhet ta fusim në program në shkollat e mesme dhe më pas në universitete”, tha Ajdari.

Exit mobile version