Telegrafi

Rimorkio e kthyer në pishinë nuk funksionoi si duhet, përfunduan të gërvishtur për asfalti (Video)

Rimorkion e makinës e kishin kthyer në pishinë për freskim, në të cilën do të bënin xhiro nëpër New Mexico.

Mirëpo, mbajtëset nuk mundën ta përballojnë peshën e ujit, duke bërë që dy prej tyre të përfundonin në asfalt, transmeton Telegrafi.

Megjithëse dy të tjerë shpëtuan, viktimat morën gërvishtje të konsiderueshme, por jo me pasoja për jetën.

Me anë të këtyre pamjeve, kërkohet që të mos improvizohen pishinat nëpër makina, ndërsa assesi të mos dilet në rrugë në këtë formë. /Telegrafi/