Site icon Telegrafi

Rimeçi ndërmjet Wilder dhe Fury mund të rrezikohet, pasi britaniku do të duelojë në WWE

Tyson Fury dhe Deontay Wilder (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Tyson Fury ka thënë se gjithçka mund të ndodhë kur është pyetur nëse pjesëmarrja e tij në WWE mund ta rrezikojë rimeçin ndaj Deontay Wilder që është caktuar të zhvillohet në shkurt të vitit të ardhshëm.

‘Gypsy King’ do të përballet me Braun Strowman në ‘WWE Crown Jewel’ në Arabinë Saudite më 31 tetor, ndërkohë që disa muaj më pas duhet ta zhvillojë duelin për titulli WBC në boks ndaj kampionit në fuqi.

Lexo po ashtu Promoteri Heran: Fury po largohet nga boksi për t’u fokusuar në WWE

“Potencialisht, gjithçka mund të ndodhë në një ring. Me dy meshkuj të mëdhenj, kurrë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë”, citon talkSPORT fjalët e britanikut.

Meçi mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder përfundoi baras (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

“Mirëpo, shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë dhe të jemi të gatshëm më 22 shkurt (kur është caktuar rimeçi). Tash për tash jam përqendruar për përballjen ndaj Braun Strowman në Arabinë Saudite në kuadër të Crown Jewel”.

“Pasi ta kaloj këtë, do të mendojmë për rimeçin ndaj Wilder”, ka thënë Fury, i cili do të ndjekë hapat e boksierëve, si Floyd Mayweather e Ricky Hatton, kur do të përfshihet në WWE. /Telegrafi/

Exit mobile version