Telegrafi

Rilindje me Besë: Do të bëjmë çmos që të sjellim vlera të reja

Koalicioni i udhëhequr nga Lëvizja Besa, ”Rilindje me Besë” ka qenë sonte në Likovë ku ka prezentuar platformën dhe kandidatët për deputetë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Para të pranishmëve kanë folur Afrim Gashi, Shaban Zendeli, Admirim Aliti, Fejzulla Emini, Zeqirija Ibrahimi dhe Fadil Zendeli.

Afrim Gashi para të pranishmëve tha ”Ju them se kryetarë të Lëvizjes BESA jeni ju, shqiptarët e Maqedonisë ndërsa ai është vetëm një shërbëtor që ta do ta përfaqësojë vullnetin e juaj, që do ta përcjellë zërin e juaj kudo. Njëjtë siç jemi shërbëtor të juaj të gjithë ne që ndodhemi sonte para jush që një herë e përgjithmonë t’iu themi jo më shërbëtorëve të Nikolla Gruevskit, jo më shërbëtorëve të Mijallkovit.” tha mes tjerash Gashi./Telegrafi/