Telegrafi

Rilind Kallaba, artisti i ri i rrymës RnB është gati për të sjellë projektin e tij të ri muzikor

Rilind është një artist i ri i skenës, i cili synon tregun vendor në Kosovë.

Ai do të sjell së shpejti këngën e tij më të re, e cila është punuar nga K-Master, ndërsa tekstin e ka shkruar Lyrical Son.

Foto: Rilind Kallaba/Facebook

Kënga do të publikohet në YouTube edhe me klip, i cili i është besuar Alban Selimajt.

Rilind është një artist i ri i cili ka zgjedhur labelin PINT për këngën e tij të re, ndërsa emri i vërtetë i tij është Rilind Kallaba.

Ai njihet për stilin e tij modern të kënduarit, teksa e gjen veten më shumë në zhanrin R&B, që aktualisht është ndër zhanret më të pëlqyera në botë.

Kënga e tij e parë vjen në fillim të muajit qershor, teksa ai ka ndarë me publikun edhe një video të shkurtër nga klipi i tij i ri. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=8ZQQXnZCobQ