Site icon Telegrafi

Rikualifikohet lënda për rastin “Ryshfeti”, aktgjykimi shqiptohet të hënën (Video)

Prokuroria për Krim të Organizuar në seancën e sotme gjyqësore për lëndën “Ryshfeti”, ku i akuzuar është kryeministri Zoran Zaev, vendosi që ta rikualifikojë lëndën, me çka Zaev nuk do të gjykohet për “mitmarrje”, por për kërkim të parave nga biznesmeni Ivan Nikollov.

Me rikualifikimin e aktakuzës është ulur edhe lartësia e dënimit të paraparë me burg prej minimum 5 vite, ndërsa tani Zaev për veprën me të cilën ngarkohet mund të dënohet me burg prej 1 deri 5 vite, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aktgjykimi për këtë rast duhet të shqiptohet në seancën gjyqësore që është caktuar për ditën e hënë.

Ndërsa në lidhje me këtë Zaev tha se do ta respektojë vendimin e gjykatës, pa marrë parasysh se si është.

“Me siguri nuk tërhiqen nga aktakuza, është e drejtë e tyre dhe e respektoj deri në fund, edhe pse është e qartë si dita, sipas bindjes time, që deri në fund të mos e vërtetojnë vetë prokurorët turpin ndaj prokurorisë për krim të organizuar që barte kjo lëndë”, deklaroi Zoran Zaev./Telegrafi/

Exit mobile version