Cili është rikthimi juaj më i preferuar në futboll? Mrekullia e Stambollit? Momenti i paharrueshëm i Sergio Agueros? Apo rikthimet eçmendura në Ligën e Kampionëve?
Por, si mendoni për rikthimin e një lojtari, i cili, i cili u rrëzua në fushë gjatë një ndeshje të Kampionatit Evropian dhe rikthehet për të luajtur në të njëjtin turne tre vjet më vonë? Kjo është pikërisht ajo që Christian Eriksen po e bën këtë të diel në Shtutgart.
Mesfushori danez e filloi ndeshjen ndaj Sllovenisë dhe shënoi një rikthim të jashtëzakonshëm nga 12 qershori 2021, kur ai pësoi një arrest kardiak gjatë hapjes së fazës së grupeve kundër Finlandës në Kopenhagë.
Fillimisht, u duk si një rënie e lehtë, por frika u përshkallëzua dhe kapiteni Simon Kjaer dhe portieri Kasper Schmeichel nxituan për të ngushëlluar gruan e Eriksen, Sabrina, e cila kishte vrapuar afër fushës. Shokët e skuadrës së Eriksenit, me lot në sy dhe pamje konfuze në fytyrat e tyre, formuan një rreth mbrojtës rreth tij ndërsa ai merrte kujdesin mjekësor.
Ai u operua, ndërsa u largua nga Interi, pasi ekipet e Serie A, nuk lejojnë të luajnë lojtar që kanë të vendosur defibrilator.
Rikthimi i jashtëzakonshëm i Christian Eriksen në futbollin elitar erdhi me Brentford dhe më vonë Manchester United, ndërsa sot edhe në EURO 2024.
Danimarka po luan ndaj Sllovenisë në ndeshjen hapëse të Grupi C, ku Erikssen është në formacionin statues dhe llogaritet si lider i danezëve.
Ai la shenjë në ketë ndeshje, duke realizuar në minutën e 16-të pas asistimit të Jonas Win.
What a moment for Christian Eriksen 🇩🇰 pic.twitter.com/SPWYrUnpJd
— B/R Football (@brfootball) June 16, 2024
Rikthim i jashtëzakonshëm i Eriksen në garën që për pak nuk e humbi jetën!
What a moment for Christian Eriksen 🇩🇰pic.twitter.com/ENTFxEmw57
— Football Report (@FootballReprt) June 16, 2024
/Telegrafi/