Site icon Telegrafi

Rikthimi i sigurisë dhe stabilitetit, Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë sfidat globale dhe mundësitë e bashkëpunimit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Sipas një njoftimi thuhet se gjatë takimit, një nga çështjet kryesore të diskutuara ishte arkitektura e re politike në botë dhe sfidat që vijnë me të.

“Palët ndanë ide dhe qasje mbi mënyrat më efektive për të përballuar zhvillimet e fundit globale, duke theksuar rëndësinë e koordinimit dhe partneriteteve strategjike”, thuhet në njoftim.

Ambasadori Hargreaves i përcolli ministrit Maqedonci urimet më të sinqerta për rezultatin e zgjedhjeve, duke vlerësuar lidershipin dhe angazhimin e tij në forcimin e sektorit të mbrojtjes.

“Gjithashtu, ai shprehu gatishmërinë për të vijuar dhe thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Të dyja palët riafirmuan angazhimin për të punuar së bashku në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit, duke eksploruar mundësi të reja për bashkëpunim në të ardhmen”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version