Nuk do të ishte befasi nëse Lionel Messi do ta niste mirë sezonin 2019/20, por edhe pse kishte lëndim, ai është kthyer menjëherë në skenë.
Ernesto Valverde e ruajti aq sa mundi dhe pak nga pak, tani ai është rikthyer tek normalja e tij, siç dëshmohet edhe në paraqitjen e tij ndaj Real Valladolid që u fitua 5-1.
Ai shënoi dy herë dhe dha dy asistime. Asistimet ishin për Arturo Vidal dhe partnerin e tij të sulmit Luis Suarez.
Kthimi i argjentinasit është një lajm i shkëlqyeshëm për Barcelona dhe veçanërisht, për Suarezin. Loja e Suarezit është përmirësuar që nga kthimi i Messit.
Gjatë pesë ndeshjeve të fundit, ata kanë 10 gola bashkë – nga pesë secili – dhe kontributet e tyre ishin kruciale për fitoret ndaj Interit, Sevillas, Eibarit, Slavia Pragës dhe Real Valladolidit.
Messi asistoi te Suarez në ndeshjet kundër Real Valladolid, Eibar dhe Inter, duke dëshmuar se kt partneritet i klasë botërore është kthyer sërish. /Telegrafi/