Rikthimi i McGregor në UFC: Data, koha, përfitimet – gjithçka që duhet të dini për duelin ndaj ‘Cowboy’ Cerrone
Conor McGregor do të kthehet në tetëkëndësh për t’u përballur me Donald ‘Cowboy’ Cerrone në kuadër të ‘UFC 246’.
31-vjeçari i ka munguar këtij sporti që nga tetori i vitit 2018, kur pësoi humbje nga Khabib Nurmagomedov në raundin e katërt gjatë ‘UFC 229’.
Kur zhvillohet ‘UFC 246’
‘UFC 246’ zhvillohet fundjavën që vjen, të shtunën më 18 janar.
T-Mobile Arena në Las Vegas është vendi ku do të zhvillohet ky eveniment sportiv.
Do të zhvillohen 13 duele në kuadër të këtij organizimi nga UFC.
Koha e fillimit të përballjes McGregor – Cerrone
Duelet kryesore pritet të fillojnë në orët e para të të dielës me kohën tonë (rreth orës 4:00), ndërsa meçi ndërmjet McGregor dhe ‘Cowboy’ Cerrone është ngjarja më e madhe dhe pritet të nisë nga ora 7:00 e mëngjesit të dielës me kohën tonë.
Duelet kryesore (me fillim nga ora 4:00 e të dielës me kohën tonë)
Holly Holm vs Raquel Pennington (femra, pesha shumë të lehta)
Aleksei Oleinik vs Maurice Greene (peshat e rënda)
Claudia Gadelha vs Alexa Grasso (femrat, pesha super të lehta)
Anthony Pettis vs Carlos Diego Ferreira (pesha të lehta)
Conor McGregor vs Donald Cerrone (pesha e mesme e lehtë)
Çfarë kanë thënë McGregor dhe Cerrone
McGregor: “Kam bërë gabime dhe kam guxim t’i pranoj dhe t’i korrigjoj”.
‘Cowboy’ Cerrone: “Do të dal dhe do të përballem me të, këtë e duan të gjithë. Më mirë do të hy në histori për duelin më të madh duke e humbur, sesa të dueloj vetëm për të fituar”.
Parashikimi
McGregor konsiderohet favorit për të rikthyer shanset që të luftojë për titullin e peshave të lehta në të ardhmen.
/Telegrafi/