Telegrafi

Rikthimi i Kovacic, 97 për qind të pasimeve të kompletuara

Lëndimet e Toni Kroos dhe Luka Modric, kanë detyruar Zinedine Zidanen që të rikthehet kah Mateo Kovacic.

Mesfushori i Real Madridit ka pasur një ndeshje shumë të mirë në fitoren e Real Madridi te Leganes.

Jo vetëm se kompletoi 96.7 për qind të pasimeve (88 nga 91), por ai ishte i përfshirë në të gjitha golat e Real Madridit të shënuara ndaj Legaqnes në fitoren 3-1.

Ai e filloi aksionin kur shënoi Lucas Vazquez, para se t’i bënte dy lëvizje magjike në golin Casemiros.

Festimi me Ramos (Getty Images)

Po ashtu Kovacic e fitoi penalltinë që e ktheu në gol Sergio Ramos.

Kroati është kthyer të luajë në nivelin e tij, pasi që nuk kishte hapësira në ndeshjet e fundit.

Mateo Kovacic i Real Madridit. (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)

Një paraqitje e tij jo edhe aq e mirë kundër Barcelonës në shtëpi, kishte bërë që tifozët jo pak ta sulmojnë.

Kovacic mund që gjatë verës të ndërrojë ekip pasi kërkon më shumë hapësira për të luajtur. /Telegrafi/